Në Pejë është arrestuar dje një burrë me dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një guraje të komunitetit egjiptian, derisa ka sulmuar edhe burrë tjetër duke e goditur me tytën e revoles.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër K-Egjiptiane, ndërsa fizikisht ka sulmuar viktimën mashkull K-Egjiptian, duke e goditur me tytën e revoles”, thotë PK.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole me 13 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.