Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Pejë, njëri për tentim vrasje

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi pas një mosmarrëveshje janë kacafytur dhe rrahur në mes vete.

Njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit-revolen, duke shtëne në drejtim të dyshuarit tjetër i cili ishte duke u larguar me automjetin e tij me tabela vendore por pa pasoja.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek kal.7.65 mm, transmeton kp.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit nuk ka dorëzuar armën e zjarrit. Me vendimin e Prokurorit, të dyshuari janë dërguar në qendrën e mbajtjes.