Një person është arrestuar për veprën penale “kanosje” në Deçan.
Sipas një njoftimi nga policia, viktima ishte ankuar të hënën në mëngjes se ishte kanosur nga persona të dyshuar, që i kishin vënë para derës së shtëpisë së tij disa fishekë të armës së zjarrit AK47.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar provat që ndërlidhen me rastin.
Pas hetimeve, është arrestuar M.B., i lindur më 1970, dhe është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka ilegale apo e dyshimtë.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë hetimeve janë gjetur edhe prova shtesë, me ç’rast i dyshuari ka pohuar se e ka kryer këtë vepër penale ‘kanosje’.
“Hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar motivin e kësaj vepre penale”, thuhet në fund të njoftimit.