Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi kanosë me armë një person

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka atestuar një person në Deçan pasi dyshohet të ketë kanosur viktimën me një armë të gjatë.

Policia njofton se paraditen e së shtunës,  derisa viktima së bashku me një person po kalonte me veturë përmes rrugës ’Shani Hadergjonaj’ në Deçan, aty ishte duke i pritur një person i dyshuar me veturë të ndaluar anash në rrugë.

Sipas viktimës i dyshuari në dorë mbante një armë të gjatë ku thuhet të ketë dalë para veturës së viktimës duke i ndaluar,  e më pas i është afruar tek dritarja dhe e ka  kanosur me armë.

Njoftohet se gjatë kohës sa viktima ishte duke u larguar, ka dëgjuar tri të shtëna me armë zjarri.

Policia është njoftuar, menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari F.K. lindur vitin 1987 të cilit i është konfiskuar edhe arma gjysmëautomatike me municion të cal.7.62x39 që e ka përdorur në ketë rast. 

Edhe Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik Kronikë Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik

Po ashtu gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur tek i dyshuari edhe provat tjera që i kishte larguar nga vendi i kryerjes së veprës.

 Sipas njoftimit, të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorit e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘Përdorim i mjetit të rrezikshëm’.