Kronikë

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan në Gjakovë

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan në Gjakovë
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër të pandehurit A.K. nga Komuna e Gjakovës, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” (Dhunë në Familje).

Prokuroria njofton se më 08.04.2019, në banesën e tyre në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, “i pandehuri A.K. i shkakton lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte në tërë trupin, goditje këto të cilat kanë vazhduar edhe më shumë kur e dëmtuara me zë të lartë ka kërkuar ndihmë, dhe kështu e njëjta ka lëndime në të dy duart dhe në supin e djathtë”.