Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shqiptari në Itali pasi u kap me 1 milion e gjysmë euro kokainë e heroinë

Foto: carabinieri

Policia italiane e Olbias në rajonin e Sardenjës ka vënë në pranga shqiptarin B.O 43 vjeç me akuzën e trafikut të drogës.

Shqiptari banues në Emilia Romagna ka udhëtuar me tragetin e linjës nga porti i Livornos në portin e Olbias së bashku me vajzën e tij 5 vjeç e bashkëshorten me kombësi rumune, raporton “Oranews”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur të fshehur në aribagun e pasagjerit 6 kg kokainë e 16 gramë heroinë.

Sipas policisë italiane, droga e cilësisë mjaft të pastër do t'i sillte një përfitim rreth 1 milion e gjysmë euro.

Ndaj shqiptarit është lëshuar masa e arrestit me burg, ndërsa bashkëshortja e tij rumune do të hetohet në gjendje të lirë.