Një 13 vjeçar në Sojevë të Ferizajt dyshohet se ka varur veten.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Një 13 vjeçar dyshohet se ka varur veten në Sojevë të Ferizajt. Familjarët e kanë gjetur trupin e tij në një objekt afër shtëpisë. Rastin e kanë raportuar në Polici dhe më pas mjekët kujdestarë e kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se me vendim të Prokurorit trupi i viktimës i është dorëzuar familjes për varrim.