Dy persona janë arrestuar në Junik të hënën në mesditë pasi kishin larguar shiritin për ndalim të punimeve.
Sipas njoftimit të policisë, përgjegjësit e një kompanie kishin larguar shiritin e inspektorëve komunalë, atyre të KPMM-së dhe atyre të ministrisë së Mjedisit.
Të dy janë liruar me vendim të prokurorit.