Një muaj paraburgim personit që dyshohet se vrau vëllanë në Suharekë Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim personit që dyshohet se vrau vëllanë në Suharekë

19 March 2019 15:19

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit B.G. që dyshohet se më 17 mars vrau të vëllanë në Suharekë.

B.G. nga Studenqani dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së arrestimit, 17 mars.

Sipas njoftimit nga Themelorja, i pandehuri pas mosmarrëveshjes verbale e kishte vrarë të vëllanë dhe kishte rrezikuar jetën e personave tjerë, madje ka plagosur të dëmtuarën me iniciale N.G..

Vrasja e dytë në Suharekë ndodhi mes vëllezërve për çështje pronësore

Në njoftim theksohet se i pandehuri kishte hyrë në dyert e oborrit me pistoletë – revole të markës HS-9 e cal. 9x9 mm. dhe me të ka shtënë në drejtim të vëllait ( tani të ndjerit) me iniciale I.G, i cili ik brenda në shtëpi.

“I pandehuri fillon të ndjek I.G, dhe në derën e shtëpisë për ta ndaluar del e dëmtuara me iniciale N.G. I pandehuri shtënë në drejtimin e saj dhe e plagos, hynë në dhomën ku ishte fshehur tani i ndjeri me iniciale I.G., dhe në të shtënë pesë gjashtë herë në pjesë të ndryshme të trupit, ashtu që mjeku i shërbimit urgjent konstaton vdekjen e tani të ndjerit me iniciale I.G. nga plagët e marra, ndërsa e dëmtuara me iniciale N.G. pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme