Vrasja e dytë në Suharekë ndodhi mes vëllezërve për çështje pronësore Foto: Ilustrim

Vrasja e dytë në Suharekë ndodhi mes vëllezërve për çështje pronësore

17 March 2019 15:38

Në konferencën për media të Policisë së Kosovës që u mbajt pas vrasjeve në Suharekë, janë arrestuar dy persona.

Njëri, zyrtar policor për vrasjen në Kazino.

Lexo: Vrasjen në kazino e ka bërë një zyrtar policor, Policia e arreston

Ndërkaq një 64 vjeçar është arrestuar për vrasjen e vëllait të tij dhe për plagosjen e një personi të gjinisë femërore, raporton KTV.

Policia ka treguar që për rastin e parë motivet ende nuk dihen, por që zyrtari policor ka luajtur në të njëjtën kazino.

Për rastin e dytë dyshimet e para janë për çështje pronësore. Po ashtu,viktima ka qenë për 14 vite në burg më herët. Policia e Kosovës është duke vazhduar me hetime për zbardhjen e rastit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme