Një 15-vjeçare është bërë nënë në Prizren. E mitura ka kryer lindjen në mesditën e së martës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media.
Sipas njoftimit, e mitura ka qenë duke jetuar në fshatin Metvecë, në bashkësi jashtëmartesore me një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është hapur rast për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.
Është intervistuar i dyshimti dhe janë mbledhur provat dhe dëshmitë e nevojshme, ka thënë Policia që ka njoftuar se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja nga Prizreni raporton në Polici se vajza e saj e mitur “iku me të fejuarin”
-
Në Spitalin e Prizrenit një vajzë nën moshën 16 vjeç lind
-
Zhduket një e mitur në Prizren
-
Gjendet 15-vjeçarja e raportuar si e zhdukur dy ditë më parë, një person në pranga
-
Raportohet e zhdukur një 15-vjeçare në Prizren