Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

15 të lënduar në një aksident zinxhiror në fshatin Shkabaj

15 persona janë lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë i cili ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30. Në aksident janë përfshirë 15 automjete.

Siç ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, me rastin po merren zyrtarët e trafikut.

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugen Prishtinë - Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre 3 me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka thënë ajo.