Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar në një aksident në Milloshevë ku u përfshinë katër automjete

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të martën në mëngjes në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Në këtë aksident sipas Policisë janë përfshitë 4 automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj njësiti i trafikut rajonal është duke marrë me rastin.

https://www.koha.net/kronike-e-zeze/413164/arrestohet-gjakovari-qe-vrau-qenin-pasi-ia-sulmoi-familjaret-dhe-qenin/