Kronikë

Aksident i rëndë në Gjilan pasi kamioni përplaset me disa vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit.

Sipas Policisë, një kamion cisternë e ka shkaktuar aksident zinxhiror, duke goditur disa vetura, raporton KTV.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se janë disa persona të lënduar, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë.

Ai ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Hashani ka thënë se në këtë aksident janë shkaktuar dëme të mëdha.