Grabitje me armë në një market në Dardani, një i arrestuar

Grabitje me armë në një market në Dardani, një i arrestuar

03 January 2019 18:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, i vitit të lindjes 1999, pasi ka grabitur një market në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se gjithashtu në rast dyshohet se janë përfshirë edhe disa persona. 4 persona dyshohet të kenë kryer këtë grabitje.

“Rreth orës 17: 30 kemi pranuar informatën për një grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arritur që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999). Në këtë rast dyshohet edhe për disa persona tjerë të involvuar për të cilët Policia është në proces të kryerjes së hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, tha Hoxha.

Hoxha gjithashtu ka shtuar se të dyshuarit pasi kanë vërejtur që kanë rënë në gjurmë nga Policia, gjatë ikjes kanë hedhur çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e rasteve te tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryerësve te rasteve te tilla, duke ndërmarrë veprime rigoroze konform ligjit”, ka thënë për fund Daut Hoxha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme