Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se grabiti nën kërcënim të sprejit në një market

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar se më 2 prill grabiti nën kërcënimin e sprejit një market në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Policia ka kontrolluar vendbanimin e 21-vjeçarit K.A. dhe në të ka gjetur një sprej dhe gjësende tjera.

“Puna e hetuesve dhe njësiteve policore të stacionit jugu , ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar : K.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar ku është gjetur një sprej si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si provë se personi në fjalë është i përfshirë në rastin fjalë”, thuhet nga Policia.

Image