Kronikë

Vëllezërit rrahin nënën në Vushtrri

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga dy djemtë e saj që ishin të dehur në momentin e sulmit.

Policia njofton se më 1 janar të dyshuarit janë arrestuar ndërsa nëna së bashku me motrën e tyre tetë-vjeçare janë dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.