Kronikë

Policia shpërblen me 5000 euro ata që ndihmojnë në gjetjen e tre të dyshuarve për grabitje

Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ofrojnë ndihmë për vendndodhjen e tre të dyshuarve për grabitje, Kastriot Shala, Leutrim Latifi dhe Ridvan Ademi.

Këta tre të dyshuar kërkohen që nga tetori, ndërsa Policia ka bërë të ditur se ka dyshime të arsyeshme se ata janë implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Policia në kërkim të këtyre tre të dyshuarve për vjedhje në Prishtinë

“Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë. Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro. Kjo kërkesë është bërë në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati”, thuhet në njoftim të Policisë.

Çdokush që ka informacion për ta, policia ka kërkuar që të lajmërohen në linjat emergjente 192 ose në [email protected].

Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion ka thënë se do të garantojë konfidencë të plotë.

Emrat dhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:

Image
- Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.
Image
- Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtinë.
Image
- Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.