Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për kërcënimin “Ma ke borxh një gjak”, një muaj paraburgim

Një kërcënim ka ndodhur pardje në komunën e Rahovecit, transmeton Koha.net.

Policia rajonale e Gjakovës njofton se rasti ka ndodhur pasi që i pandehuri S.P., kishte kanosur dhëndrin e tij pas seancës gjyqësore të shkurorëzim të vajzës së tij S.E., dhe dhëndrit D.E..

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas seancës babai i vajzës kishte kërcënuar dhëndrin me fjalët ”nga nesër më ke një gjak borxh ”.

Për këtë vepër penale, prokurori i Shtetit dje ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej një muaji.