Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi në banesën e tij aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe si pasojë ishte plagosur bashkëshortja e tij.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” të Prishtinës në orën 23:20 më 25 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.