Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka arrestuar 11 persona e se janë kryer bastisje në disa lokacione, me ç’rast janë gjetur 142 kg lëndë narkotike të llojit kanabis është gjetur armë e llojit e ‘kallash’ e mjete të tjera. Sipas njoftimit të policisë, aksioni erdhi në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin e datës 30 prill të këtij viti, ku në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndodhi shpërthimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj klinike.
Bastisje u kryen në tri lokacione, dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë:
Prishtinë – Rr. “Fan Noli”
Një telefon mobil i llojit iPhone 12
Një laptop Lenovo
Dokumente të ndryshme
Prishtinë – Rr. “Pavarësia”
Katër telefona celularë Samsung
Një telefon celular iPhone 14 Pro Max
Një palë pranga metalike
Një radio lidhje Baofeng
Gjashtë fishekë të armës së shkurtër të kalibrit 9x19 mm
Fshati Rimanishtë
Një pistoletë e llojit Sig Sauer me një karikator dhe 12 fishekë
Një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë, 99 fishekë dhe një thikë (bajonetë)
Tri telefona (iPhone dhe Samsung),
Sasi e konsiderueshme e substancës narkotike (dyshohet për marihuanë), mjete për kultivim dhe përpunim
Në vazhdim të veprimeve janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Janë konfiskuar 142 kg e 172 gr substancë narkotike (Kanabis Sativa) në fazë përfundimtare të përpunimit
Një armë Sig Sauer 9x19 mm me karikator dhe 12 fishekë
Një armë AK-47, 5 karikatorë, 99 fishekë dhe 1 bajonet
Dhjetë (10) telefona dhe pajisje të tjera relevante për rastin
Gjithashtu gjatë verifikimit të të dyshuarit F.D., është konstatuar se ndaj tij ekziston një urdhër arrest aktiv për çështje të narkotikëve, dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit.
Ndërkaq, pas intervistimit të personave të ndaluar dhe në konsultim me prokurorin kompetent, nëntë (9) persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre.
Atë kohë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, pati thënë thënë se shpërthimi në veturën e tij ngre dyshime për tentativë atentati ndaj tij dhe se sulmi lidhet me punën e tij.