Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, thotë se Policia e Kosovës, herët në mëngjes, kanë shkuar në shtëpi për ta arrestuar.
“Policia e Kosovës, herët në mëngjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokurorët e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest”, ka shkruar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa thënë se pasi nuk e kanë gjetur aty, kanë shkuar në Komunë.
“Aty s'më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë”, thotë ai.
“Andaj dua të ju njoftoj se arsyeja pse nuk i'u përgjigjemi thirrjeve të tilla është sepse asnjëherë nuk do i pranojmë gjykimet politike. Çdo veprim deri më sot e kam bërë me shpresë e besim për një jetë më të mirë për shumicën, kundrejt një pushteti pakicë që shet e fal gjithçka për karriget e tyre. E nëse për këtë duhet të arrestohem, në rregull... Veçse kurrë me gatishmërinë time!”, ka shkruar Azemi.