Vrasje në tentativë në Prishtinë Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Prishtinë

07 October 2018 12:43

Ka ndodhur një tentim vrasje dje në Prishtinë në rrugën "Haxhi Zeka".

Policia thotë se një mashkull, pas një mosmarrëveshje ka thënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri, të cilin e ka plagosur në këmbë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas personelit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme