Kronikë

Suspendohen tre policët që pa vendim të gjyqit kishin marrë fëmijët nga Valbona Nrecaj

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Tre policë të Gjakovës janë suspenduar për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ në rastin e vrasjes së Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj.

Prokuroria në Gjakovë ka konfirmuar për KTV-në se dy policët N.P. dhe P.P. kishin tejkaluar autorizimet e tyre kur në qershor të këtij viti kishin shkuar bashkë me të dyshuarin për vrasje, Pjetër Nrecaj, dhe i kishin marrë fëmijët nga nëna për t’ia lënë babait në përkujdesje.