Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Detaj i ri në vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, Pjetër Nrecaj i mori fëmijët nga gruaja pa vendim të institucioneve

Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga nëna fëmijët pa miratimin e asnjë institucioni.

Qendra për punë sociale thotë se për herë të parë me këtë rast të dhunës në familje u njoftua kur e ndjera Valbona Nrecaj në qershor të këtij viti kishte kërkuar ndihmë nga qendra që t’i shihte fëmijët e saj, raporton KTV.

Valbona kishte arritur dy herë t’i takonte fëmijët, derisa nuk dihet se si Pjetër Ncreaj kishte arritur që t’i marrë nën përkujdesje fëmijët pa një vendim të gjykatës.

Më 2 korrik, Valbona kishte bërë padi në Gjykatë për shkurorëzim. Gjykata disa ditë më vonë sipas procedurës u kishte parashtruar kërkesë për pajtim çiftit, të cilin e kishte refuzuar e ndjera Valbona Nrecaj.

Ky vendim i Valbonës kishte bërë që Pjetër Nrecaj t’ia ndalonte asaj t’i shihte fëmijët.

Edhe Nisin hetimet ndaj tre policëve që i morën fëmijët nga e ndjera Nrecaj, për t’ia dërguar të atit Arbëri Nisin hetimet ndaj tre policëve që i morën fëmijët nga e ndjera Nrecaj, për t’ia dërguar të atit

Familja e së ndjerës në ditën e tragjedisë i kishte deklaruar KTV-së se Policia pa asnjë vendim të Gjykatës kishte ardhur për t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre.

Policia e Kosovës e ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në procesin e marrjes së fëmijëve.

“Bazuar në informatat që kemi, stacioni policor Gjakovë asnjëherë nuk ka pranuar kërkesë nga ndonjë institucion që fëmijët e viktimës të dërgohen tek ish bashkëshorti (I dyshuari). Rrjedhimisht, pretendimet e familjes të së ndjerës se fëmijët janë marrë nga policia dhe janë dërguar te babai, nuk qëndrojnë. Pretendimet e tilla është duke i hetuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen nga Policia e Kosovës, Gjakovë.

Të katër fëmijët e Valbona Nrecajt do të vazhdojnë të mbesin në kujdestari të përkohshme te familja e viktimës, derisa qendra për Punë Sociale do të ndajë çdo muaj 100 euro për secilin fëmijë në formë të ndihmës sociale.

Edhe Gjithçka rreth seancës ku Nrecaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës Video Gjithçka rreth seancës ku Nrecaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës

KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me hetimet që ka nisur ndaj disa zyrtarëve të Policisë në Gjakovë për neglizhencë në detyrë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Ndryshe, Pjetër Nrecajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me dyshimet se vrau gruan e tij, Valbona Nrecaj, dhe vajzën e tij 9-vjeçare.