Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

110 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 110 aksidente trafiku, siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj.

76 nga aksidentet ishin me dëme materiale, ndërsa 34 me të lënduar. Nuk pati aksidente me fatalitet.

Gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1443 tiketa trafiku, ndërsa 4 tiketa tjera janë shqiptar për mosrespektim të masave anti-COVID. 21 persona janë arrestuar gjatë kësaj periudhe.

Artikuj të ngjashëm