Në fshatin Greme të Ferizajt, dje nga zjarri është përfshirë një hangar.
Për këtë Policinë e Kosovës e ka njoftuar një mashkull K/Shqiptar.
Sipas tij, transmeton Koha.net, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një hangar me ushqim bagëtish.
Njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 10.000 €, nuk ka të lënduar.
Artikuj të ngjashëm