Tre persona, përfshirë një fëmijë, kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident në fshatin Grabanicë të Klinës të shtunën.
Sipas Policisë, fëmija ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Dy të tjerët në Spitalin Rajonal të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti po hetohet.
“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.