Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në një subjekt tregtar në Zubin Potok.
Sipas Doganës, janë konfiskuar disa mallra të paligjshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“100 pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë dhe 4200 copë cigare”, thuhet në njoftim.
“Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë”, vijon njoftimi.