
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës të Shqipërisë, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka vrarë babanë e saj.
Trupi i 50-vjeçarit është gjetur pas 10 ditësh të hetimeve, i varrosur brenda oborrit ku banonte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 13 shkurt, djali i viktimës e kishte raportuar në Polici si të zhdukur, e më pas Policia gjatë hetimeve e pati gjetur automjetin e 50-vjeçarit në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
Nga hetimet, dyshohet se 50-vjeçari ishte vrarë në banesën e tij dhe vajza e tij, 19-vjeçare, është arrestuar si autore e dyshuar e vrasjes.
Motivi i vrasjes, sipas deklaratës së vajzës, ishte nxitja për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Trupi i i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është dërguar për obduksion./ TopChannel