Kronikë

Nipi ia vjedh armën dhe e shet, Policia arreston tre të dyshuar

Descriptive Text

Një burrë në Gjilan ka raportuar në Polici se nipi i tij ia ka vjedhur armën me fishekë.

Policia ka gjetur se i dyshuari, i mitur, e kishte shitur armën, ndërsa në oborrin e atij që ia kishte shitur armën ka gjetur gëzhoja që dyshohet se i ka shkrepur gjatë ndërrim-shitjes së pistoletave.

Policia i ka dërguar në mbajtje tre të dyshuar – njëri po ashtu i mitur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në banesën e tij i është vjedhur arma me shtatë fishekë (dyshohet nga nipi i tij–i mitur). Pas hetimeve të zhvilluara është kuptuar se i dyshuari pistoletën e kishte shitur. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave. Po ashtu i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë. Nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë”, thuhet në raportin e PK-së.