Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua është gjetur e vdekur të mërkurën mbrëma në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për KOHËN se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila është gjetur e shtrirë në rrugën e shiritit emergjent.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi, shtetase e huaj është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.