Kronikë

Plagoset një person në Vushtrri, u përfshi në një rrahje për pronë

Një person është plagosur në Vushtrri të martën, pasi që është përfshirë në një rrahje për një pronë.

Në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë edhe dy persona të tjerë dhe rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë.

“Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë”, thuhet në raportin e Policisë.

Dy të dyshuarit thuhet se janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.