Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

13 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës

13 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës të shtunën, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombole gazi”, ka njoftuar Policia.