Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza viziton familjen që mbetën të lënduar nga bombola e gazit

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve të familjes Brahimi në fshatin Kçiq pas shpërthimit të një bombole të gazit të shtunën.

Komuna e Mitrovicës në një njoftim ka thënë se 14 anëtarë të kësaj familje kanë mbetur të lënduar.

Hamza vizitoi familjen dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për të i’u dalur në ndihmë personave të lënduar.

“Unë uroj në përmirësimin sa më të shpejt të gjendjes shëndetësore të të lënduarve” është shprehur kryetari Hamza.

Sipas SHSKUK-së, 13 të lënduarit kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, ndërsa katër prej tyre janë në operim.

Edhe Të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit, ende në gjendje të rëndë Arbëri Të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit, ende në gjendje të rëndë

LEXO EDHE: