Komuna e Mitrovicës i ka ndarë 20.000 euro për familjen Brahimi nga fshati Kçiq i Madhqë u prek nga shpërthimi i bombolës së gazit të shtunën.
Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ka njoftuar se ky vendim u mor për t’i dalë në ndihmë familjes, derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Të dashur qytetarë. Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahimi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove. Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar Hamza në Facebook të dielën.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, prej nga janë transferuar në QKUK ku katër prej tyre i janë nënshtruar operimit për shkak të djegieve të shkallës së dytë dhe të tretë.
-
Të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit, ende në gjendje të rëndë
-
Hamza viziton familjen që mbetën të lënduar nga bombola e gazit
-
13 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës
-
Tre të lënduar në Mitrovicë nga shpërthimi i bombolës së gazit
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë