Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për KOHËN se shpërthimi ka ndodhur në orën 15:40 në rrugën “Xhemail Haxha”.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:40 është raportuar se në rrugën ‘Xhemail Haxha’ në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë ai.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në Mitrovicë nga shpërthimi i bombolës së gazit
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë
-
Dy makina dëmtohen në Mitrovicë si pasojë e një shpërthimi
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë