Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy burra janë arrestuar të enjten në Podujevë për veprën penale “shkretërim i pyjeve”.
Të dyshuarit janë vërejtur duke prerë pisha, teksa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motor sharra.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona arrestohen në Podujevë, trajtim mjekësor marrin policët dhe të dyshuarit
-
Dy të dyshuar arrestohen në Zveçan për vjedhje të pyllit
-
Theren me thikë dy persona në një park në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar
-
Theret një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari
-
Vrasje në tentativë në Podujevë