Pesë persona janë lënduar në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur sot pasdite.
Një aksident ka ndodhur në Dobrushë të Istogut, ku janë lënduar 4 persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkohë që në një vetëaksident në Gllarevë të Klinës është lënduar një person. “Në orën 14:28 Policia është njoftuar se në Gllarëve të Klinës ka ndodh një vetaksident, personit të lënduar ju ka dhënë ndihma e parë në emergjencë në Klinë dhe më pas është liruar”, ka theksuar Gashi.