Në Vërmicë janë konfiskuar disa kilogramë mish që ka dalë të jetë mish i papërdorshëm.
Policia në automjetin e personit ka gjetur sasinë e mishin dhe më pas ka vepruar në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.
Rastet e regjistruara në Polici:
Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri 01.12.2023 - 10:45. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri 01.12.2023 - 10:50. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.