Dogana e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka konfiskuar mallra me vlerë 10 mijë euro në Fushë-Kosovë si pjesë e vazhdimit të aksionit për parandalimin e auto-pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikën kufitare në Vërmircë më datë 11 shtator.
Si rezultat i hetimeve, sipas njoftimit të Doganës, është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të veturave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar.
“Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro”, thuhet në njoftim.
Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar
-
Ndalohen mallra të padeklaruara në Vermicë