Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasja që tronditi vendin

Të mërkurën në mbrëmje u vra Liridona Ademaj-Murseli në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Nisur fillimisht si vrasje në një grabitje të armatosur, dy ditë më vonë Policia e Kosovës arrestoi bashkëshortin e saj si të dyshuar për vrasjen.

Naim Murseli u arrestua të premten. E dorasi i cili po ashtu u arrestua, ka thënë në Polici se Murseli e ka paguar që vrasjen. Të dy janë bashkëfshatar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Murseli gjatë intervistimit nga hetuesit të premten ka pranuar vetë se e ka porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj-Murseli.

Nga deklarimi i tij u mësua se Murseli ia kishte dhënë dorasit 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë euro të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Një i dyshuar i tretë u vu nën pranga më vonë të premten. Ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Liridonës. Ky është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast.