Një grua është arrestuar të shtunën pasdite në Gjakovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.
Policia ka njoftuar të dielën se e dyshuara, në gjendje të rëndë mendore, e ka kanosur bashkëshortin e saj.
Ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe psikiatrik.
Për rastin, thuhet se është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.