Kronikë

15 të arrestuar nën dyshimin për vrasje me pagesë në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka arrestuar 15 persona të dyshuar për përfshirje në vepra kriminale, ndër të cilat edhe për vrasje me pagesë.

Ky aksion i Policisë ka shkatërruar grupin kriminal, i cili përveç vrasjeve është përfshirë edhe në pesë raste të vënies së tritolit, plagosje dhe tentativa vrasjesh, raportoi TCH.

Në mesin e personave të arrestuar është edhe një grua.

Arrestimet janë kryer pas bashkëpunimit të një të arrestuari nga policia e Lushnjës, i cili akuzohej për një grabitje në kryeqytet.

Operacioni është duke vazhduar.