Një 3-vjeçar dyshohet se është rrahur nga edukatoret në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë.
Rasti është raportuar nga një familjar, i cili në Facebook ka postuar fotografi dhe video të nxjerra nga kamerat e vendosura brenda çerdhes.
“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh", ka shkruar ai në Facebook. Ai ka kërkuar nga “organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre”.
Koha ka provuar që lidhur me këtë rast të marr një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.