Kronikë e zezë

Arrestohet kryebashkiaku i Budvës, pjesë e bandës që trafikoi katër ton kokainë

 

Pas një hetimi disamujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës.

Ata akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.