Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e tre personave gjatë ditëve të fundit

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës i ka iniciuar dy raste si “hetim i vdekjes”, për dy persona që kanë vdekur më 2 dhe 3 shtator, e një e ka iniciuar si “vdekje e dyshimtë” në Kamenicë.

Njëri rast është regjistruar në Podujevë, ku një person i gjinisë mashkullore ka vdekur derisa po trajtohej në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërsa, rasti i dytë është regjistruar në Rahovec të dielën, ku një person është dërguar pë QKMF pa shenja jete.

Vdekjen e burrit e ka konstatuar ekipi mjekësor, e me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Në QKMF është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.

Ndërsa, në Kamenicë është gjetur pa shenja jete një person të dielën.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia.