Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Disa mjete të pashpërthyera në Han të Elezit, KFOR-i dhe FSK-ja intervenojnë

Në fshatin Neqavc të Hanit të Elezit të premten mbrëma janë gjetur disa mjete të pashpërthyera.

KFOR-i dhe FSK-ja e ka siguruar zonën dhe është marrë me to.

“Dëshmitari mashkull kosovar, roje e pyllit, ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore në sigurimin e vendit të ngjarjes. Tërheqjen e mjeteve te dyshimte e kanë bërë njësiti i deminimit te KFOR-it amerikan dhe njësiti i FSK-së”, njoftoi PK-ja në raportin 24-orësh.