Kronikë

Gjykata e Tiranës vendos për Mujecin

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burgim pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11,300 doza ekstazi - i përfshirë edhe asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci. 

Arrest në burg u caktua për Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, si dhe për Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, ka konfirmuar Gjykata për KOHËN. 

Gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorit që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge. Dozat e gjetura, sipas Policisë, kapin vlerën prej 400 mijë eurosh. 

Pas këtij rasti, Lëvizja Vetëvendosje e kishte përjashtuar Mujecin nga të gjitha strukturat e saj.