Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtihet me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje në Drenas, lëndohet një person

Një person në Drenas ka raportuar në Polici se derisa ishte duke lëvizur me veturë në orët e vonshme të së martës, të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.

“Gllogoc 15.08.2023-23:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.